AKTUALITET, 26 Gusht 2023, 21:49

Zjarri pranë inceneratorit të Elbasanit, Belind Këlliçi: Po digjen paratë e qytetarëve!

Zjarri pranë inceneratorit të Elbasanit, Belind Këlliçi:

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se po digjet investimi 28 milionë euro i inceneratorit të Elbasanit, dhe shton se kjo do të thotë, djegia e parave të taksapaguesve.

Ai thekson se SPAK duhet t'i shkojë deri në fund vjedhjes së parave publike me aferën e inceneratorëve, si afera më e madhe korruptive dhe mjedisore e shekullit.

“Digjet ditën për diell investimi 28 milionë euro i inceneratorit të Elbasanit, ose më saktë digjen paratë tuaja.

SPAK duhet t'i shkojë deri në fund vjedhjes së inceneratorëve, si afera më e madhe korruptive dhe ambientale e shekullit.”-shkruan Këlliçi.