AKTUALITET, 27 Gusht 2023, 09:39

Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë, banorët ngelin pa ujë

Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë,

Banorët e Bulqizës mund të mbeten pa ujë, pasi linja kryesore e tubacionit ka shpërthyer. Mësohet se amortizimi i linjës ka bërë që tubacioni të çahet dhe uji të dalë në sipërfaqe. 

Uji i dalë në sipërfaqë ka vërshuar në rrugët e qytetit, ndërkohë që deri më tani nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e tubacionit. Kjo mund të bëj që qytetarët të helmohen, për shkak të ndotjes së ujit.