TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gështenja shkruan se inceneratori i Elbasanit është një pirg i madh plehrash që u vihet flaka.
Ndër të tjera, ai shprehet se “dhjetëra miliona euro u zhvatën ndërsa banorët e këtij qyteti tani kanë një tjetër ndotës përveç metalurgjikut”.
“Më në fund inceneratori u ndez!!!
Inceneratori i Elbasanit nuk është gjë tjetër por vetëm një pirg i madh plehrash që u vihet flaka.
Dhjetëra miliona euro u zhvatën ndërsa banorët e këtij qyteti tani kanë një tjetër ndotës përveç metalurgjikut.”-shkruan Gështenja.