TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

K areaguar Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në një lokal në Sarandë, kur humbi jetën 17-vjeçari Antonio Delilaj, i cili punonte si kamarier në një lokal.
Sipas IKMT-së, pajisja që përdorte lokali për transportimin e mallrave nuk ishte ashensor ndaj nuk kanë kryer inspektime.
Policia njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së shtunës. Sipas policisë, kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është shkëputur, duke zënë poshtë shtetasin 17 vjeçarin. Në pranga u vu Lulëzim Allkushi që kishte montuar ashensorin ndërsa u shpall në kërkim pronari Spiro Iljadhi.
Reagimi i ISHMT:
Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:
Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.
Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.
ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.