AKTUALITET, 27 Tetor 2024, 15:27

"Rama ik! O mafioz!", shqiptarët përballen me Ramën dhe delegacionin në rrugët e New York-ut (VIDEO)

"Rama ik! O mafioz!", shqiptarët përballen me Ramën dhe

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me thirrje kundër tij ndërsa ndodhet në New York.

Teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA, një grup shqiptarësh i drejtohen me thirrjet: ‘Rama ik!’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.

Rama nuk reagoi, ndërsa policët dhe civilët mbanin perimetrin për të penguar ndonjë person t'i afrohej delegacionit shqiptar, ku ishin Rama me familjarët dehe disa bashkëpunëtorë.