AKTUALITET, 27 Tetor 2024, 15:00

Po riparonte një defekt, kova e fadromës shkëputet dhe godet për vdekje 38-vjeçarin në Mirditë

Po riparonte një defekt, kova e fadromës shkëputet dhe godet

Një 38-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e kësaj të diele në Mirditë, në fshatin Tarazh.

Ngjarja e rëndë është shënuar teksa, Arber Caka po riparonte një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Sipas të dhënave, mësohet se gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë  dhe ka goditur 38-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

"Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë  dhe ka goditur 38 vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të  rastit"- njoftoi policia.