TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë në radë në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës.
News24, referuar burimeve nga Dogana, shkruan se kjo është e vetmja anije që transporton mbi 200 kontenierë dhe është e vetmja që vjen në port.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile, po protestojnë në hyrjen para portit.
Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet “Mbetjet janë të rrezikshme, qeveria toksike”.
Mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, kanë krijuar debate të shumta.
Dërgesat po kthehen nga brigjet e Singaporit. Me origjinë nga Shqipëria, dyshohet se ngarkesa përmban pluhur toksik të furrës së çelikut të "Kurum" në Elbasan. Kjo sasi dyshohet se doli nga Porti i Durrësit më 4 Korrik të këtij viti, me destinacion final Tajlandën dhe tranzit Singaporin.
Por fillimisht ngarkesa me mbi 800 tonë peshë, ndaloi në Itali për t’u ndarë në dy pjesë, në anijet e kompanisë ndërkombëtare “Maersk”; respektivisht “Compton” dhe “Candor”.