AKTUALITET, 27 Tetor 2024, 14:29

Pas takimit me emigrantët, Rama dhe familjarët ndjekin ndeshjen e basketbollit në New York

Pas takimit me emigrantët, Rama dhe familjarët ndjekin ndeshjen e

Pas takimit me shqiptarët në New York, kryeministri Edi Rama ka shijuar mbrëmjen e kaluar një ndeshje basketbolli nga ato që konsiderohen luksi në New York.

Rama është parë pranë fushës me një kapele në koke gjatë ndeshjes mes ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’. Sipas mediave, biletat për këto ndeshje në varësi edhe vendit ku ulesh shkojnë në disa raste deri në 8 mijë dollarë. 

Veç ndeshjes arsye tjetër shumë domethënëse e vizitës së tij në SHBA është edhe ditëlindja e Alex Soros, djalit të miliarderit të Fondacionit Shoqëria e Hapur, me të cilin Edi Rama ka një lidhje shumë speciale.

Në videon më poshtë mund të shihni kryeministrin shqiptar të “maskuar” me kapele në kokë fare pranë fushës së basketbollit dhe pas tij bashkëshortja Linda, djali Zaho dhe vajza e Lindës, Rea. 

Opozita kërkoi një vit më parë një komision hetimor për shpenzimet e Ramës për udhëtime me charter, ekspozita apo evente të tjera që nuk janë bërë transparente, por ajo u rrëzua.