TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në hyrje të portit të Durrësit po protestohet nga opozita dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, kundër kontenierëve që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, dhe që pritet të mbërrijnë mëngjesin e së hënës në këtë port.
Një prej të pranishmëve në protestë tha se mbetjet kimike duhet të trajtohen sipas protokolleve. “Ato janë të dëmshme, nuk zgjedhin, dëmtojnë shëndetin e gjithkujt, ndaj dhe sot ne protestojmë, të gjithë qytetarët duhet të protestojnë”, tha ai.
Ndërsa një tjetër pjesëmarrëse, u shpreh se fakti që kjo sasi mbetjesh është kthyer mbrapsht tregojnë sa të rrezikshme janë. Ajo kërkoi nga qytetarët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë që të reagojnë fort.
Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi u shpreh se prokuroria duhet të ishte këtu për të sekuestruar kontinierët.
Bylykbashi është shprehur se kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit.
"Mbetjet toksike po vijnë në Portin e Durrësit dhe e bëmë këtë protestë për të caktuar qartë qëndrimin jo vetëm të PD por edhe të qytetarëtve të Durrësit dhe Shqipërisë që janë kundër këtyre mbetjeve. Kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit. Porti është grabitur për të ja dhënë mikut të Ramës dhe kur ndodh kjo asgjë nuk mund ta pengojë kalimin e mbetjeve toksike.
Këto mbetje u pikasën nga Rrjeti i Baselit dhe zbuluan skandalin duke i bllokuar në një vend tjetër dhe po i kthejnë pas për të helmuar shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë.
Ajo që na shqetëson ne përveç mungesës së transparencës është shëndeti dhe rreziku i saj nga këto mbetje toksike. Ky është prokuroria që duhet të jetë këtu e gatshme për të sekuestruar kontinerët dhe të arrestojë personat që janë përfshirë drejtpërdrejtë këtu deri te ministrat."- tha Bylykbashi.
Ambientalisti Sazan Guri u shpreh se sot duhet të reagojnë qytetarët, prindërit e çdo fëmije.
“Mos rrini në kafe në këtë ditë, jeni zëri i një prindi dhe kryefamiljari që kemi për detyrë të reagojmë ndaj këtyre mbetjeve të rrezikshme.
Edhe djalli ta organizonte këtë protestë do të vija, sepse jam i bindur se çfarë i ndodh vendit nga kjo gjëmë”, tha Guri. Ai kërkoi që këto mbetje t’i nënshtrohen analizave për të parë se çfarë përbërjesh kanë, pasi edhe nëse groposen ato mund të dëmtojmë gjithçka.
Një tjetër pjesëmarrës, përfaqësues i PAA-së, tha se Shqipëria nuk mund të trajtohet si një vend ku mund të depozitohen mbetje të rrezikshme. “Qytetarë reagoni, protestoni”, tha ai.
Anija “Moliva” që dyshohet se transporton kontenierët me rreth 2100 tonë mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë në radë në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës.
Mjekja Eda Harizi në fjalën e saj në protestën kundër mbetjeve toksike që kanë mbërritur në Portin e Durrësit është shprehur se duhet të protestojmë pasi rrezikohet shëndeti i qytetarëve.
Harizi theksoi se këto mbetje kanë impakt për fëmijët dhe gratë shtatzanë
"Jam sot këtu si mjeke dhe qytetare e Durrësit për të protestuar për skandalin me mbetjet toksike.
Ky skandal u fsheh dhe mbetjet po depozitoheshin në Portin e Durrësit derisa Rrjeti i Baselit e bëri publike.
Kishte një mungesë transparence për dëmin që ata shkaktojnë te shëndeti i qytetarëve. Këto mbetje kanë impakt për fëmijët dhe gratë shtatzanë. Duhet ti themi stop kësaj masakre shëndetësore, mjedisore, ambienti. Të gjithë bashkë duhet to themi stop këtyre mbetjeve dhe të protestojmë çdo ditë ndaj këtij dëmi të madh që po i bëhet vendit tonë" - u shpreh mjekja.