AKTUALITET, 26 Tetor 2024, 21:23

Basha: Rama sot u kthye te vendi i krimit, aty ku korruptoi Charles McGonigal. Kryeministër turist i një vendi të korruptuar

Basha: Rama sot u kthye te vendi i krimit, aty ku korruptoi Charles McGonigal.

Lulzim Basha, shprehet se kryeministri Edi Rama, sillet si “turist” në krye të një prej vendeve më të varfra dhe më të korruptuara të Europës. Sipas Bashës, Rama po përpiqet të mashtrojë qytetarët me sukseset imagjinare të qeverisë së tij, ndërkohë që realiteti tregon një situatë të përkeqësuar.

Në postimin e tij, Basha thotë se kryeministri është rikthyer tek vendi i krimit, aty ku korruptoi Charles McGonigal, agjentin e kundërzbulimit të partnerëve tanë strategjikë, duke dëshmuar se nuk respekton vlerat e vendit që bujarisht na ka ndihmuar dhe mbështetur.

Basha thotë se imazhi i suksesit të Ramës janë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, zv/kryeministri Arben Ahmetaj, si dhe figura të tjera të cilat, sipas tij, janë përgjegjëse për keqpërdorimin e fondeve publike dhe kriminalizimin e institucioneve.

Ai më tej thotë se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një udhëheqje të re që të punojë për të përmirësuar jetën e tyre dhe për t’i dhënë fund korrupsionit që ka përkeqësuar varfërinë dhe ka nxitur shpopullimin masiv të vendit.