AKTUALITET, 26 Tetor 2024, 21:48

Sekretari i Përgjithshëm i PL: Fundi i Altin Dumanit, i zi. S'ka as dinjitetin e kushëririt vrasës, Nuredinit

Sekretari i Përgjithshëm i PL: Fundi i Altin Dumanit, i zi. S'ka

Tedi Blushi vijoi me akuzat e ashpra ndaj kreut të Strukturës së Posaçme, Altin Dumani, të cilin e cilësoi një vrasës me pagesë.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, u shpreh në “Off the Record” me Andrea Dangllin se fati i Dumanit do të jetë më i zi se ai i Katicës në Maqedoninë e Veriut.

“Fundi i Altin Dumanit në Shqipëri do të jetë më i zi se i Katicës në Maqedoni. Besoj se e dini fatin e kryeprokurores speciale në Maqedoninë e Veriut. Këto paralajmërojnë fundin e Altin Dumanit që është një vrasës me pagesë që nuk ka as dinjitetin e kushëririt të tij Nuredin Dumani”, tha Blushi.