TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas kaosit në Kuvend duke thënë se “këtu nuk ka demokraci, por diktaturë”.
Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se paratë e shqiptarëve ia ka dhënë ish zyrtarit të arrestuar të FBI për të sulmuar opozitën.
Deputetja e PL deklaroi gjithashtu se seanca nuk mund të delegohet referuar mungesës së Ramës dhe delegimit te Elisa Spiropali.
Kryemadhi: Është kriminale, sot seanca tregoi se këtu demokraci nuk ka por ka një diktaturë atë të injorancës në radhë të parë dhe më pas ajo politike se paratë e shqiptarëve kanë shkuar te McGonigali dhe me këto para shkuan për të paguar atë.
Ai është një individ që ka përdorur në mënyrë të paligjshme simbolet amerikane për të kërcënuar jo vetëm opozitën por edhe mediat dhe bizneset. Kemi një kryetare parlamenti që përjashtoi Bardhin se i tha kukull, por mercenarizmi që përdor Nikolla në Parlament nuk i shërben demokracisë.
Pyetje: A mund të delegohet interpelanca?
Kryemadhi: Nuk mbaj mend të delegohet interpelanca, dua të theksoj se Edi Rama projektet më madhore si ai i Portit të Durrësit nuk i firmos vetë, firmosi Besart Kadia me Alabarin.
Më vjen keq se mazhoranca edhe nëse ka pas dy fije truri tani nuk ka më dhe dua të theksoj se me vërtetë Edi Rama nuk erdhi sot, po nuk ka për të shpëtuar dot.