TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse seanca plenare e së enjtes u përfshi nga tensionet dhe debate të ashpra për shkak të skandalit McGonigal, duket se deputetët e mazhorancës nuk janë fort të shqetësuar.
Deputeti Eduart Shalsi është parë që të luajë një lojë shahu në laptopin e tij, edhe pse fare pranë tij zhvilloheshin përplasje të ashpra mes deputetëve të Opozitës dhe mazhorancës.
Seanca e 2 shkurtit u përfshi sërish nga kaosi, pasi opozitë ka kërkuar shpjegime të lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI të arrestuar, por kreu i qeverisë nuk zgjodhi të ishte i pranishëm duke ia deleguar përgjigjen e tij ministres Elisa Spiropali.
Kjo ka shkaktuar tensione, ku Gazment Bardhi u tërhoq nga interpelanca me Ramën dhe grupi mbështetës i Berishës insistonte që Kuvendi të pranonte kërkesën e tyre për mocion me debat me kryeministrin.