AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 12:57

“Kuvendi është marrë për fyti nga të lemerisurit e Rilindjes”, Vasili: Rama ka ditë që fshihet, është i zhytur deri në grykë

“Kuvendi është marrë për fyti nga të lemerisurit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nga jashtë Kuvendit ka komentuar seancën e sotme plenare, ku mbizotëronin tensionet dhe debatet.

Vasili tha për mediat se sot llogaridhënia në Kuvend është marrë peng, ndërsa akuzoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla për mosrespektim të rregullores.

“U rrëmbye fjala deputet. Arsyeja është frika e tyre, dhe korrupsioni. Sot llogaridhënia në Kuvend është marrë peng, prej fyti nga të lemerisurit, të tremburit e Rilindjes. Në rastin kur kryeministri përmendet me emër dhe mbiemër dhe duhet të përgjigjet me rregullore, fshihet. Ka ditë të tëra që fshihet, por problemin nuk e zgjidh dot.

Keni parë vetëm një pjesë të tij. Faktet janë të rënda, se dëmton dot opozitën. Fshehja është prova e frikës së tmerrshme. Sot patë se si kryeministri u fsheh në mënyrë të turpshme.

Asgjë nuk i bëjnë dot opozitës, por janë shndërruar në kufoma politike. Llogaridhënia është e hapur, aty në shesh ku nuk ka më Lindita Nikollë dhe nuk fshihen dot.”, tha Vasili.