AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 10:49

Tensione në Kuvend/ Boçi: Nga këtu Rama duhet të dalë me pranga në duar. Nikolla: Pse kërkoni ta minoni seancën?

Tensione në Kuvend/ Boçi: Nga këtu Rama duhet të dalë

Seanca plenare e të enjtes nisi me debate dhe tensione, pasi nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka akuzuar mazhorancën për ‘eliminimin’ e opozitës pas vendimit për përjashtimin e pesë deputetëve mbështetës të grupit të Sali Berishës.

Nikolla: Ka një rregullore Kuvendi. Dy minuta i ezauroi Boçi dhe pse nuk foli për procesverbalin.

Pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën Boçit, deputetët e PD, të grupit të Berishës u ngritën dhe rrethuan foltoren, teksa u afrua dhe Garda.

“Ky kryeministër autor i krimit duhet të jetë këtu. Nga këtu ky kryeministër duhet të dalë me pranga në duar”, tha Boçi.

Nikolla: Uluni në vend pse kërkoni ta minoni që në fillim seancën?