TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama tha se zëvendësja e tij, Belinda Balluku, nuk ka pse të japë dorëheqjen pasi për të është ngritur akuzë nga SPAK. “Do pres raportin e Këshillit të Mandateve, për të thënë edhe unë fjalën time”, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të enjten.
Ai përsëriti kërkesën e trefishtë të Ballukut për dorëheqje, të cilën ia ka refuzuar. “Belinda Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen tri herë, qysh kur iu ngrit akuza e parë, jo për korrupsion. Akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri, me shkrim dorëheqjen kur u pezullua dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. E kam hedhur unë tri herë poshtë kërkesën e saj”, tha Rama.
“Kam bindjen që në këtë fazë revolucionare të jetës institucionale të vendit, ku ndryshe nga vendet me drejtësi dhe me institucione të konsoliduar, ne nuk mund të hymë në vallen e dorëheqjeve automatike sa herë ngrihet një akuzë. E di unë shumë mirë teorinë dhe praktikën europiane të dorëheqjes morale, por sot në Shqipëri, ku përmes SPAK drejtësia po bën një shërbim të pamohueshëm për vendin, por edhe një dëm serioz për administratën, mekanizmi i qeverisjes nuk mund të kurdiset dhe shkurdiset sa herë bëhet një akuzë”.
Rama përmendi edhe praktikën e dorëheqjes morale, që sipas tij nuk zbatohet njësoj në çdo vend të Evropës.
“Në Shqipëri drejtësia sapo ka nisur ta shijojë pavarësinë ne nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjes sa ngrihet një akuzë. Por ne duhet të bëjmë punën tonë, drejtësia të vetën.
E di unë teorinë dhe praktikën e dorëheqjes morale, që nuk praktikohet njëlloj në Evropë.
Sot në Shqipëri kur sidomos SPAK drejtësia ka filluar të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin, por po bën edhe një dëm mbi administratën, duke përmbysur parimin e prezumimit të pafajësisë, mekanizmi i qeverisjes së vendit nuk mund të kurdiset dhe shkurdiset sa herë prokuroria ngre një akuzë. Nuk bëhet dot.
Është kollaj të thuash në Gjermani një ministër i akuzuar jep dorëheqjen, psh kjo nuk ndodh në Itali, madje dhe në Francë nuk ndodh gjithmonë, madje në Francë ministri i Drejtësisë qëndroi në zyrë kur iu ngrit një akuzë e rëndë dhe mori pafajësinë.
Gjermania është një shtet model i së drejtës. Prezumimin i pafajësisë e ka në piedestal ari”, deklaroi Rama.
Rama: Nuk do t’i shmangem sot këtu temës që lidhet me Belinda Ballukun, por nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Parlament, se do pres raportin e Këshillit të Mandative para se të them edhe unë fjalën time shteruese për temën e imunitetit.
Por, dua të ndaj me ju këtu diçka që e kam thënë edhe pa praninë e publikut përmes mediave. Belinda Balluku mua ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, qysh në mbrëmjen e ditës që iu ngrit akuza. Jo për korrupsion, se është shumë interesante që ndërkohë që të gjitha tenxheret bëjnë llogaritë duke marrë shumat e shpenzuara për të ndërtuar ato vepra, akuza nuk është për korrupsion.
Nuk ka akuzë për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri dorëheqjen kur u bë pezullimi, pastaj edhe njëherë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Siç iu kam thënë, e kam hedhur unë poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes. Secili të bëjë punën e vet, ne tonën drejtësia të vetën.