AKTUALITET, 26 Shkurt 2026, 11:08

VIDEO/ Takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

VIDEO/ Takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot

Në pritje të një qëndrimi nga mazhoranca për “çështjen Balluku” Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët.

Mbledhja nisi me fjalën e kryeministrit, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim, i cili tha se 'Sot është Qeveria që raporton para Grupit'!

"Jemi në një situatë komplekse 9 muaj pas fitores historike dhe pas çeljes së të gjithë kapitujve me BE. Unë besoj që duhet të shohim së bashku se jemi në një udhëkryq të ri. Ndërkohë që ekonomia ecën me ritmet e parashikuara, udhekryqi ku gjendemi sot paraqet disa rreziqe që kërkojnë disiplinë të fortë nga ana jonë, por edhe një zgjidhje. Sepse ndryshe rrezikojmë të bëjmë ‘në vend numëro’. Rreziku që ne të bëhemi irrelevant është real", deklaroi Rama ne grupin e PS!

Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili. Në fund, fjalën e ka kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

4 ditë më parë prokurorët e SPAK me argumente shtesë i kërkuan Kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres.

Fatin e saj do ta vendosë kuvendi me shumicë socialiste, i cili do duhet të zgjedhë mes dy raporteve, atij të opozitës për lejimin e arrestimit apo një qëndrimi të socialistëve që i qartë pritet të mësohet sot. Vendimin pro apo kundër kërkesës së SPAK Kuvendi pritet ta marrë në një prej 2 seancave të ardhshme.