TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në takimin e zgjeruar parlamentar socialist, deklaroi se ‘Shqipëria në BE është histori’. Por Rama në qëndrimin e tij nuk i kurseu kritikat për prokurorët duke thënë se ‘ka nisur edhe një lëvizje prokurorësh’, pasi sipas tij numri i fletë-arresteve të prera është shumë i lartë, që sipas tij i ngjajnë ftesave të teatreve.
“Historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm. Ka plot të tjerë njerëz të zakonshëm që kanë pasur mundësinë të bëjnë historinë dhe nuk e kanë bërë. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne të jemi me historinë në duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë, Shqipëria në BE nuk është një etapë, por histori.
Nuk është e lehtë të përqendrohesh kur përtej zhurmës së “bombave artizanale” ka nisur një lëvizje sportive prokurorësh, në garën për mandatin e ardhshëm të SPAK duke prerë fletarreste në tufa për çështje që nuk janë fare penale, apo në rastin më të keq, në botë hetohen në gjendje të lirë. Siç ishte rasti emblematik i Durrësit, ku vetëm prokurori ngeli pa i prerë vetes fletëarrest.
Paraqitjet në prokurori i ngjanin biletave të teatrit”, tha ai.
Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS dhe qeverisë nenvizoi me tej se "Duke prerë urdhër arreste, që në rastin më të mirë që nuk janë fare çështje penale, në rastin më të keq, hetohen në gjendje të lirë. Dhjetëra e dhjetëra fletë të prera, nuk u kursye as një punonjëse model e shtetit, 5 vite në luftë me kancerin dhe një fëmijë në gji. Duke prerë fletëthirrje në prokurori që i ngjajnë biletave të artit.
Ka dhe raste, një drejtues pa leje, ka gjetur rrugën e prokurorisë për të kallëzuar shtetin dhe prokuroria ka hapur çështje penale, për punonjësit e shtetit që futën e agjencinë e shtetit në godinën e ndërtuar pa leje. Dua të them vetëm 1 të 1000-tën e atyre që kam për të thënë, për ndërhyrjet e gjyqësorit në punët e ekzekutivit dhe legjislativit"!
Dhe më tej vijoi me shembuj konkretë:
“Siç ishte rasti emblematic i Durrësit ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetes fletën e arrestit, ndërkohë që në dhjetëra e dhjetëra fletësh të prera nuk u kursye as një punonjëse model e shtetit 5 vjet në luftë me kancerin dhe me fëmijën në gji. Apo duke shpërndarë fletë-thirrje në prokurori që i ngjajnë biletave të teatrit”.
Kreu i mazhorancës nënvizoi se Shqipëria ndodhet para një testi kritik që duhet ta kalojë me forcë dhe përqendrim, edhe përballë kësaj situate të vështirë me bombat artizanale reale dhe figurative, duke akuzuar opozitën dhe median.
“Aktualisht që flasim, ne kemi arritur hyrjen në kapitullin e ri të procesit që është vlerësimi dhe pastaj marrja e dritës jeshile për ato që quhen pikat e ndërmjetme. Që janë një test shumë i lartë dhe kërkojnë përgatitje shumë të lartë, sepse kanë kërkuar edhe vite për ta kaluar, por ne duhet ta kalojmë për disa muaj e kjo do forcë. E kjo do të thotë përqendrim i të gjitha forcave në një drejtim. Jam besimplotë se do e kalojmë këtë test pavarësisht shkopinjve nën rrota dhe bombave artizanale dhe këtu se kam fjalën vetëm për bombat e opozitës, por edhe për ato që hedhin përpjetë kapakun e tenxheres mediatike dhe me gënjeshtra me lloj lloj boshtrash. Në atë kohë tenxherja e vetme ishte tellalli i qytetit, kurse sot tellalli i gënjeshtrave janë pas çdo butoni që shtyp për të marrë vesh ndonjë haber”, tha kryeministri.
Dhe duke shtuar se përballë kësaj situate, PS-së i duhet përqendrim dhe forcë, ai tha se kërkohet edhe vetëkorrigjim. Ai kërkoi edhe ide nga të pranishmit për të çuar më tej punët e mazhorancës, sepse objektivi i vetëm mbetet Shqipëria në BE në 2030.
“Po ne s’kemi ç’i bëjmë duke qenë në një mejhanhalle të madhe ku jemi dhe as vrapit të madh të gënjeshtrave të botës ndërkohë që me rrezik këtu është përqendrimi ynë në udhëheqjen e vendit. Ndaj duhet ta rrisim përqendrimin tonë në punët dhe drejtimin e vendit. Të përpiqemi të vetëkorrigjohemi dhe këtu bujrum jepni idetë tuaja dhe debatojmë së brendshmi hapur. Për t’i bërë gjërat sa më mirë. Por pasi të debatojmë duhet të përqendrohemi vetëm në një pikë dhe asnjë tjetër, Shqipërinë në BE në vitin 2030”, tha kreu i qeverisë.