AKTUALITET, 26 Shkurt 2026, 11:17

'Udhëkryqi paraqet rreziqe'/ Rama: Po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse. Shqipëria rrezikon të bëjë në vend numëro, duhet adresim i vendosur

'Udhëkryqi paraqet rreziqe'/ Rama: Po sprovohet aftësia

Kryeministri Edi Rama në fillim të fjalës së tij adresuar kabinetit dhe deputetëve, vuri në dukje arritjet e Shqipërisë nëpërmjet punës së qeverisë.

“Sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fund muajit ku këtë rashë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor do të trajtohen nga ministrat përkatës, unë dëshiroj të ndaj këtu me ju duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe zgjedhësve tanë, opinioni ë kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi jo thjeshtë në, shumica qeverisëse po vendose.

Pas një fitoreje historike të zgjedhjeve, pas çeljes të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE në një kohë rekord, si dhe pas zhvillimeve ë lidhen sa me ecurinë dhe me fatin e reformës historike në drejtësi, aq dhe me rrugën e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë ekonomike dhe shpërbërjes demokratike.

Për hir të vërtetës besoj që duhet të shohim së bashku se jemi në një udhëkryq të ri. Ekonomia vazhdon të ecë. Shqipëria  vijon të shkëlqejë duke u vlerësuar respektuar të marrëdhënieve ndërkombëtare. Projektet në zhvillim, në këtë mandat janë më të domethënëse për nga impakti se më parë, udhëkryqi ku ndodhemi sot paraqet sipas meje disa rreziqe që kërkojnë një kuptim të drejtë, një adresim të vendosur dhe një disiplinë të fortë nga ana jonë.

Përndryshe Shqipëria rrezikon  të bëjë në vend numëro duke humbur kohën më të çmuar dhe mundësia për të madha që ka pasur për tu ngjitur aty ku prej dekadash e shekujsh e kërkon amaneti i Skënderbeut e Ismail Qemalit”, tha Rama.

Rama: Ndërkohë që ekonomia vijon të ecë me qëndrueshmëri, ndërkohë që vijon të shklëqejë ndërkombëtarisht, ndërkohë projektet në zhvillim në hartim e sipër apo në plan për t’u hartuar dhe zhvilluar në këtë mandate, udhëkryqi ku ndodhemi sot, paraqet disa rreziqe që kërkojnë një adresim të vendosur dhe një disiplinë të fortë nga ana jonë.

Se ndryshe Shqipëria rrezikon të bëjë në vend numëro duke humbur kohën më të cmuar për tu ngjitur më në fund aty ku e kërkon amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit dhe e meritojnë fëmijët tanë. Rreziku që ne të bëhemi irrelevantë është real. Ndërkohë që jemi më rrelevantë se asnjëherë. Pse i them këto. Le ta nisim nga vetja, ky nuk është një udhëkryq dilemash strategjike apo raportesh të ndryshuara të forcave, po është një udhëkryq erërash artificiale që rrezikojnë të na corodisin dhe ngatërrojnë me këmbët tona. Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore, pikërisht kur duhet të ngjitemi ende më lart dhe kur tanimë diferencën mes pikës ku jemi dhe ku duam të mbërrijmë e bën cdo detaj dhe cdo ditë.