AKTUALITET, 26 Shkurt 2026, 11:35

Grupi i PS/ Pezullimi i Ballukut, Rama: Ndërhyrje brutale pa gjyq! Gjyqësori të mos gjymtojë pavarësinë e dy pushteteve të tjera

Grupi i PS/ Pezullimi i Ballukut, Rama: Ndërhyrje brutale pa gjyq!

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se ishte qeveria socialiste ajo që i dha pavarësi gjyqësorit në vend.

Ai tha se ‘bombat’ artizanale lart e poshtë nëpër gjyqësor, dhe prokurorëve dhe gjyqtarëve iu mjegullohen sytë, ndërsa shtoi se gjyqësori nuk duhet të gjymtojë pavarësinë e dy pushteteve të tjera. Rama shtoi tha se pezullimi i Ballukut ishte ndërhyrje brutale në pushtetin ekzekutiv.

‘Duke i bërë minimalisht shkel të lirive dhe të drejtave të njeriut, ka edhe më keq, por unë nuk do të zgjatem. Sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt në këtë aspekt nuk është që Ekzekutivi apo Legjislativi të cenojë pavarësinë e Gjyqësorit.

Kjo ka ndodhur në vende të tjera, nuk është diçka e panjohur në zhvillimin e drejtësisë. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend që është në ngjitje të vazhdueshme, nuk e ka luksin të frenohet dhe të ri-bjerë aty ku ishte.

Për ndërhyrje të pajustifikueshme por dhe të panevojshme të gjyqësorit në punët  ekzekutivit dhe legjislativit bashkë. Shteti ka tre pushtete të pavarura nga njëri tjetri dhe nëse njëri prej tyre hyn në punët e tjetrit, nuk vlen më ecuria.

Ne e besojmë që kur Kushtetuta demokratike e RSH dhe të gjitha kushtetutë e europës thonë se ka 3 pushtete të pavaruta, nuk mund të jenë në letër siç mund të ishin më parë s ene të bënim gjithçka kemi bërë,. Kjo parti i hyri detit në këmbë dhe pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor.

Unë për këtë nuk bëhem kurrë pishman, pavarësish bombave artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës lart e poshtë në Shqipëri që shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen u errëson sytë dhe i nis në drejtime ë cënojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë minimalisht shkelës të lirive të të drejtave të njeriut.

Sot rreziku i udhëkryqit nuk është që ekzekutivi apo legjislativi të cënojnë pavarësinë e gjyqësorit, por të gjymtojnë pavarësinë e dy të tjerëve për të funksionuar dhe kjo ka ndodhur. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend.

Sepse ky vend që është në ngjitje nuk e ka luksin të frenohet dhe jo më të ribjerë aty ku ishte. Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale pezullimi i ministrit  me një vendim të një seance paraprake pa gjyq i pandodhur në historinë e botës”, tha ai.

Teksa e ka quajtur, një ndërhyrje brutale dhe gjymtuese e cilëson kryeministri Edi Rama vendimin e GJKKO për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e lidh dhe me padine per ngritjen e pagave.

“Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale në terrritorin, pezullimi i ministrit nga një prokruor dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e psuhtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësueshish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq.

Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pishteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. Por, shpresa është që kjo faze të jetë kalimtare dhe kurusitjet e përsëritura, nuk do kemi një shtet fiunksional, një administratë publike, pa pasur frikë të marrë vendime, deri në blerjen e letrës higjenike. Ky është fakt, e zgjodha enkas pasi është më tragjikomiku. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me bonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vinuar për t’i nxjerrë këto mësime", theksoi ai.

Rama: Pas 100 e kusur vjetësh, ne i dhamë pavarësinë, prandaj dhe unë që e kam udhëhequr partinë dhe këtë shumicë në rrugën e përpjetë për pavarësinë e gjyqësorit, nuk bëhem kurrë pishman, pavarësisht bombave artificiale kur ndizen nga lloj lloj gjykatësish, që shija e pavarësisë i deh, i errëson sytë dhe i nis në drejtime që cenojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë shkelës të lirive dhe të drejtave të njeriut. Prandaj dhe sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt në këtë aspekt nuk është që legjislativi apo ekzekutivi të canojë pavarësinë e gjyqësorit, por gjyqësori të gjymtojë jo thjesht pavarësinë e dy të tjerëve, por aftësinë e dy të tjerëve për të funksionuar. Kjo ka ndodhur në vende të tjera, por kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend sepse ky vend që është në ngjitje të vazhdueshme nuk e ka luksin të frenohet, jo më pastaj të ribjerë aty ku ishte. Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale në territorin e pushteteve të tjera pezullimin i një ministri nga një gjykatës e prokuror, në një seanca pa gjyq, i ndodhur në historinë e botës?

Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtise në territorin e pushtetit legjislativ përpjekja e një shoqatë për të rritur pagat e veta me gjyq, që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit paga dhe përcakton politikat e pagave apo të taksave, të një vendi. Çfarë është rasti më i fundit, përveçse ndërhyrje në territorin e pushtetit legjislativ vendimi i GJK sesi parlamenti ka vendosur të ndajë komisionit parlamentare, hapu dhe i thonë kësaj.

Por shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare dhe kuturisjet e përsëritura jashtë kornizës kushtetuese dhje ligjore të fashite pasi nuk do të kemi një pushtet gjyqësor të paanshëm, por as një shtet funksional, apo administratë publike e cila të japë më të mirën e vet për performancën e vet pa pasur frikë të marrë vendimi për blerjen e letrës higjienike.

As do të kemi dot një sipërmarrje të lirë, deri larg qoftë një konsumuar të liruar nga frika se mos bjerë në sy. Këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara!