TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me kritika i është drejtuar kryeministri Edi Rama institucioneve të drejtësisë nga mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar i PS, duke folur për hetimet e punonjësve të administratës.
Ai tha se duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe se nuk mund të thirren të dyshuarit në Prokurori dhe të mbahen me orë të tëra, në orare pune, teksa shtoi se u bëhet presion që të pranojnë faje që nuk i kanë.
“Nuk do ngremë asnjë pretendim që pengon hetimet për këdoqoftë, dhe pse kjo alibi është për të vënë ulërimën kur paketohet si paketë për arrest.
I shkohet në banesë për kontroll natën e vitit të Ri, apo duke e thirrur në prokurori për të pranuar faje që nuk i ka bërë me preson, ai është preson… ç’është ky hall që thirren njerëzit nga puna me tufa, në orar të punës, e mbahen atje me orë të tëra pa pyetur ore keni ndonjë punë ju? Keni ndonjë mbledhje? Afat?
Se për të njëjtin shtet punojmë. Dhe thirren kur në fakt duhet të jenë në krye të detyrës për emergjenca natyrore, a thua se vetëm prokurorët punojnë për shtetin. Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe të hetohen në gjendje të lirë deri sa të provohet faji”, tha Rama.
Rama: Kurrë askush nuk ka ngritur dhe nuk do ngrejë asnjë pretendim që pengon hetimet edhe pse kjo alibia ka arritur në kulme të një absurditeti që do ishte skec po është për të vënë ulërimën kur artikulohet me ca kërkesa për arrest. Një kuturisje e marrë për të bërë 40 kontrolle banesash ditën e vitit të ri. Duke trajtuar punonjësit e administratës si organizatë kriminale dhe për të përcjellë haberin që s ka asgjë të gëzueshme në një ditë të shenjtë
Shteti ligjor nuk është shtet policor, as për kriminelët më të mëdhenj jo më për punonjësit e administratës publike. Drejtësia dhe administrata nuk janë në dy barrikada përballë njëra tjetrës. Po sim und të forcohet administrata nëse cdo punonjës prezumohet i fajshëm apo duke i kërkuar të pranojnë në prokurori faje që nuk i ka bërë me presion, ky është presion. Po c është ky hall që thirren njerëzit me tufa në orar të punës, dhe mbahen pa pyetur ore keni ndonjë punë ju, se për të njëjtin shtet punojmë dhe thirren kur duhet të jenë në krye të detyrës në fronte emergjencash natyrore. E kam thënë edhe herë të tjera.