TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në vijim të sulmit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët tha se disa prej tyre kanë ‘kapur majat’, nuk i kursye as mesazhet për ndërkombëtarët. Ai i etiketoi ata si ‘anglishtfolës’.
Rama në qëndrimin e tij u shpreh se ‘problemi nuk mbetet vetëm tek ndërhyrjet që sipas kryeministrit nuk duhet të ishin bërë, por edhe të mungesa e reflektimit.
Gjithashtu nuk ngurroi të ritheksonte se ka qenë mbështetësi më i madh i drejtësisë së re.
“Kur dëgjojnë një gjykatës, i thotë prokurorit rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzë. Ta kujtojnë anglisht folësit se janë bomba artizanale të propagandës. Por halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim.
Një fakt për mua është domethënës që këshillat Prokurorisë e gjyqësorit më ngjeshin mbi fjalë të miat disa deklarata nervoze si ato të njerëzve që më prish gjumin e dasmës, si ato të bla bla bla…
Unë nuk jam aktorët politik, por jam kryeministri. Kjo parti nuk e ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisë më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë dhe faktori më i heshtur i gafave të drejtësisë dhe janë probleme serioze që dihet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota.
Fjala presion është shumë e madhe, për mbështetësin më të madh të tyre që jam unë personalisht”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.