AKTUALITET, 26 Shkurt 2026, 11:50

Rama: Paraardhësi im, e ngrinte ‘puçiste’ dhe e ulte ‘lavire’ Kryeprokuroren. Atij që ju lexon ‘librin e shtëpisë’ para SPAK nuk i thoni gjysmë fjale, me mua nervozoheni

Rama: Paraardhësi im, e ngrinte ‘puçiste’ dhe e ulte

Duke e cilësuar veten dhe qeverinë e tij si mbështetësi më i madh i drejtësisë së pavarur, Rama tha se pushteti gjyqësor reagon me shkrime nervoze ndaj deklaratave të tij kritikuese. Ndërkohë thotë Rama, Sali Berishës, referuar si paraardhësi i tij, nuk i artikulohet asnjë deklaratë kur përpara SPAK del dhe nuk kursen aspak prokurorin e posaçëm Altin Dumanin.

“Kur dëgjoj që një gjykatës i thotë prokuroi, rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzën apo një tjetër gjykatës në apel i jep një dënim dhe më të rëndë që kishte në shkallën e parë. Halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim të dukshëm në pushtetin gjyqësor. Këtë perceptim shqetësua ma forcon një fakt, që kur unë ngre shqetësime, këshillat e gjyqësorit dhe prokurorive më ngjeshin si pullë poste mbi fjalët e mija ca deklarata nervoze si ca njerëz që një daulle dasme i prish gjumin e drekës. Me ca thirrje për ca aktorë politikë për të mos i bërë presion drejtësisë, bla bla bla. Tani në këto kohë atij që nuk u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot një deklaratë, por gjysmë llafi dhe pasi del dhe lexon librin e shtëpisë prokurorit më kurajoz mu të dera e SPAK. Të merren me mesazhin jo me mesazherin se paguhen i frëngu pulën bashkë me sekretar e këshilltarë. Nga unë që u kam dorëzuar shatën e drejtësisë së pavarur që rrinte në zyrën time që nga viti 19912. Kurrë nuk do të ndërdyjmë në çështjet e drejtësisë, siguria juridike e qytetarëve, garancitë e procesit”, tha Rama.

Rama: Habisin edhe mbështetësit më të verbër anglishfolës të këtij qyteti të reformës në drejtësi, kur një gjykatës i thotë prokurorit: “Rëndoje dorën, se e ke të lehtë akuzën”, apo kur një gjykatës në Apel i jep ankuesit një dënim edhe më të rëndë se ai që kishte në shkallë të parë. Anglishfolësit kujtojnë se këto janë bomba artizanale të propagandës qeveritare. Këto janë fakte, fakte të tmerrshme.

Por halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim të dukshëm në horizontin e pushtetit gjyqësor, dhe këtë perceptim shqetësues ma përforcon një fakt, kur unë ngre shqetësime të kësaj natyre, këshillat e prokurorisë apo gjyqësorit, sipas rastit, më ngjeshin si pullë poste mbi fjalët e mia disa deklarata nervoze, si ato të njerëzve që një daulle dasme i prish gjumin e drekës. Me ca thirrje bajate për aktorët politikë që të mos i bëjnë presion drejtësisë e bla, bla, bla…

Pavarësisht se unë nuk jam një aktor politik, por jam kryeministri i dalë nga një votë popullore që i dha PS një shumicë të hatashme prej 83 mandatësh, ndërkohë që kjo parti nuk ka një konkurrent në historinë botërore për mbështetës të pavarësisë së drejtësisë, dhe faktori më i heshtur politik ndaj fajëve dhe gafave të drejtësisë së pavarur, në thelb unë ngre probleme serioze, me të cilat duhet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota.

Së pari, para se ta shkruajnë më kollaj fjalën “presion”, është fjalë shumë e madhe për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre, që jam unë këtu, mirë është ta kujtojnë se ku ishin fshehur kur paraardhësi im e ngrinte puçistë dhe e ulte lavire Prokuroren e Përgjithshme. Ose, nëse u vjen zor ta kujtojnë se ku mund të jenë fshehur, apo aq më keq, u duket e panevojshme të kujtojnë, le të mos e harrojmë se tani, në këtë kohë, atij që s’u bë dot pasardhësi im, pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot jo një deklaratë, po as një gjysmë llafi, pasi del dhe i lexon librin e shtëpisë prokurorit tonë më kurajoz, në derën e SPAK.

Ndaj meruni me mesazhin, jo me mesazherin, se paguhen sa frengu pulën bashkë me 500 sekretarë dhe këshilltarë të tyre, që të qeverisin sistemin e ri të drejtësisë, jo që të akuzoheni për presione inekzistente nga unë, që i kam dorëzuar shpatën e drejtësisë së pavarur.