AKTUALITET, 17 Prill 2025, 09:29

'Drejtësia'/ Rama: Kryeprokuroren e quajtën lavire vetëm se donte të bënte detyrën. Dumani ishte i ndershëm edhe më parë, por ‘shpatën’ ia dhamë ne!

'Drejtësia'/ Rama: Kryeprokuroren e quajtën lavire

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin me ndjekësit në Facebook, u ndal edhe te reforma në drejtësi teksa tha se ishte PS që e bëri dhe nuk e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije. Kreu i qeverisë tha se Altin Dumani ka qenë edhe më përpara prokuror, por asokohe s’e kishte shpatën e drejtësisë për të thirrur personat përgjegjës që vranë 4 njerëz të pafajshëm para kryeministrisë.

“Nëse sot ka ish ministra, zyrtarë bashkie...në probleme të hapura me drejtësinë si erdhi kjo ditë. E solli zoti vetë, pa ndihmën tonë. E solli Amerika me aeroplan këtë ditë apo BE me anije? Se Amerika dhe BE aty kanë qenë që në 91. Ti jo vetëm që nuk ke parë kurrë në jetën tënde një ministër apo kryetar bashkie, individë të fortë të lidhur me pushtetin, qoftë kriminelë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë por ke parë gjëra të kundërta me këtë, ke parë qeveri, kryeministra që vrasin njerëz. Këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë në dritaret e kësaj godine u bënë frëngji nga ku dolën pushkët e shtetit. Ke parë qeveri që hedhin në erë zona të banuara, vrasin, plagosin njerëz dhe shkatërrojnë prona. Jo në film, por në realitet në Tiranë dhe s’ju ka hyrë gjemb në këmbë. Ke pasur këtu në Tiranë presidentë që kanë hedhur Shqipërinë në erë, provokuar vrasjen e 4 mijë njerëzve duke nxitur popullin që të fusin lekët nëpër piramida.

S’po të çoj as kur vinim me armë dhe me ato murtajat që mbahen në krahë këtu përpara kryeministrisë për të marrë pushtetin, që sot duan të bëjnë Shqipërinë madhështore. S’ke parë asnjëherë një prokuror që t’i thërrasë këta deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar, e ke dëgjuar para 10 apo 15 vjetësh, e di ti që Dumani ka qenë prokuror në ato vite që unë po flas, por s’ia ke dëgjuar emrin. I zoti, i përkushtuar, i ndershëm patjetër, i vendosur por s’ka thirrur ndonjëherë ndonjë që t’i thotë hajde këtu ti ‘ Si i vrave 4 veta?’ Sepse nuk e kishte shpatën. Kë të thërriste. Madje shefja e madhe e Dumanit ishte prokurore e përgjithshme vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie dhe hajdeni t’ju pyes u gjend në pozitën që të shohë kryeministrin në televizor që thotë se ajo është një lavire.”, u shpreh Rama.
Ai shtoi më tej se Shqipëria të burgosurin e fundit politik e ka pasur në demokraci.

“Shqipëria të burgosurin e fundit politik e ka në demokraci. Fatos Nanon, u fut në burg me urdhër nga i pari. Sot këto janë të paimagjinueshme se ajo që kam bërë unë me PS është e paimagjinueshme. Hidhu përpjetë ti bashkë me kukumjaçkat dhe insektet e kënetës nën ritmin e bufit. Por e vërteta është kjo. Nëse sot ka një SPAK dhe Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për ato sulme barbare që i kanë bërë atij dhe familjes, kjo ndodh se sot ka një drejtësisë të pavarur nga pushteti politik dhe këtë e solli në këtë vend PSme mua në krye. Do apo nuk do ti. Nëse ne e hodhëm këtë hap, dhe i hymë detit në këmbë, ti mendon se nuk e dinim se një drejtësi e pavarur do të godiste edhe brenda nesh. I ke dëgjuar kur kërkoja reformën në drejtësi dhe ishin ngujuar te çadra Luli dhe kompania, dhe vinte herë pas here bufi dhe përkëdhelte Lulin këtu dhe ia jepte klithmave kundër penxhereve lart? Më ke thënë kur kam thënë duam një drejtësi që të mos shohë majtas e djathtas dhe të godasë drejt. Po majtas kush ishte Stamo Dumo? “, shtoi Rama.

Edi Rama: Altin Dumanin kur e ke dëgjuar? E di që ka qenë prokuror në detyrë në këto kohë që po flas, prokuror i ndershëm i vendosur i përkushtuar por nuk ka thirrur dikë të thotë si i vrave ti ata katër veta, sepse nuk e kishte shpatën./ Madje shefja e madhe e Dumanit, vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie që ti pyeste se çfarë ndodhi, u gjen në pozitën që të shohë kryeministrin në TV që i thotë popullit se ajo është një lavire.