TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot nga Kamza se Edi Rama do i ketë ditët të numëruara pas datës 14 maj duke u zotuar se nuk do të ketë më amnisti për qeveritarët hajdutë.
Berisha iu drejtua edhe kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli për të cilin tha se nuk pranohet më as në Greqi pasi i kanë hapur dosje edhe atje.
“Rakip as në Greqi nuk pranohesh më se të kanë hapur dosje atje me sa mora vesh. Po të garantoj se ato para kudo t’i kesh dërguar do i gjejmë dhe do dënohesh. Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Do i ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet.
Le t’i lëmë Kipes dhe Edit atij ato që duan vetë ata, kafshët, zorrë dhe të tjera me radhë. Ne do vendosim standardet më të mira të qeverisjes në Kamëz, të qeverisjes vendore në Shqipëri, Ju jap fjalën se Edi Rama pas datës 14 do i ketë muajt të numëruar dhe do ikë jo atëherë kur do ai por atëherë kur duam ne. Rrofshim ne, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha.