TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarë të shumtë kanë protestuar mbrëmjen e sotme për ngjarjen e rëndë ku një 3-vjeçare u dhunua barbarisht nga edukatorja e saj në një kopsht privat në kryeqytet.
Ata nisën tubimin e tyre para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë vijuar më tej marshimin deri te Ministria e Brendshme, ku kanë bërë thirrje për dënimin e edukatores Majlinda Dehima, e cila dhunoi dhe i theu këmbën një vajzë vetëm 3 vjeç në kopshtin ku punonte.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme Dehima është arrestuar nga policia.