AKTUALITET, 9 Nëntor 2023, 18:26

“Kërkesa e shtuar për mallra rriti inflacionin”, Banka Qendrore parashikon ecuri pozitive për ekonominë

“Kërkesa e shtuar për mallra rriti inflacionin”, Banka

Kërkesa e shtuar për mallrat e konsumit, si dhe rritja e konsiderueshme e pagave në sektorin publik ishin dy nga shkaqet kryesore që rritën inflacionin gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Kreu i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, ka shpjeguar se për të frenuar këtë tendencë, Këshilli Mbikëqyrës u detyrua të rrisë normën bazë të interesit në 3,25%.

Bazuar në të gjitha zhvillimet e deri tanishme, Banka e Shqipërisë ka pritje pozitive për ekonominë edhe gjatë muajve në vijim.