AKTUALITET, 9 Nëntor 2023, 14:49

Abuzim me tenderat/ SPAK nis hetim pasuror për kryebashkiakët Rakip Suli e Jorgo Goro

Abuzim me tenderat/ SPAK nis hetim pasuror për kryebashkiakët Rakip

Prokuroria ka nisur verifikim pasuror për dy kryebashkiakë socialistë. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin dhe për atë në detyrë të Himarës, Jordo Goron.

Raportohet se për Sulin është regjistruar procedim penal me dyshimin se ka abuzuar me tenderat në pastrimin e qytetit. Edhe ndaj Goros për të njëjtën akuzë.

Pritet një reagim zyrtar nga SPAK. Kujtojmë se dje Suli ishte në SPAK ku dëshmoi, ndërsa theksoi se do të shkonte sa herë që e thërrisnin.