TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda kopshtit privat në Tiranë, ku u dhunua një 3-vjeçare, është bërë publik edhe një tjetër episod dhune ndaj një të miture. 'JOQ' bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një kopësht të Durrësit në shtator dhe është rrëfyer nga mamaja e Soleit 5 vjeç.
Vogëlushja shkonte prej tre vitesh ne kopështin privat dhe dyshohet se është bërë viktimë e dhunës së edukatoreve disa herë. Rasti i parë i dhunës ndaj Soleit është regjistruar në Korrik, ku edukatorja e këtij kopështi e kishte mbyllur në banjo dhe i kishte shkulur flokët.

Në lidhje me rastin ka bënë në dijeni drejtoreshën e kopështit teksa ajo i ka thënë se në banjë nuk kanë kamera.
Rasti i dytë është regjistruar në Shtator, ku edukatorja e ka qëlluar me shpullë dhe shenjat e dukshme të dhunës kanë shënjuar fytyrën e brishtë të vogëlushes. Mamaja e vajzës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5 vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.
Ajo ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopështit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatorja është pushuar nga puna. Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës.