AKTUALITET, 9 Nëntor 2023, 15:05

Përfundon seanca ndaj Mediut për ‘Gërdecin’/ 7 dëshmitarë do të merren në pyetje në gjyqin e radhës

Përfundon seanca ndaj Mediut për ‘Gërdecin’/ 7

Seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen ‘Gërdeci’ do të mbahet më 16 nëntor, në orën 10:00. Mësohet së në gjyqin e radhës do të dëshmojnë 7 dëshmitarë.

Në seancën e kësaj të enjteje u thirrën 8 dëshmitarë. Gazetari raportoi se të gjithë këta persona kanë punuar në fabrikën e demontimit të armëve, ku humbën jetën 26 persona nga shpërthimi tragjik.

Listës së dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria pritet t’i shtohen edhe ish ministri i Drejtësisë së kohës, Aldo Bumçi si dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Edhe Mediu është kërkuar që të japë dëshminë e tij dhe pas përfundimit, prokuroria do të lexojë pretencën.