TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhjetra qytetarë u mblodhën sot në një marshim kundër kthimit të Shëngjinit në një kamp për emigrantët!
Sipas ish-kryetarit të komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj, Rama ka një urrejtje patologjike për veriun.
“Gjergj Kastrioti e zgjodhi Lezhën për "besëlidhje" ndërsa Rama zgjedh Lezhën për të sjellë emigrantët, që nuk duan as të vijnë në Shqipëri,” u shpreh Kaçaj.
Qytetarët vijuan marshimin përgjatë shëtitores, me pankarta në duar dhe me thirrje "mos bëni pazar me vendin tonë.” Në fund të marshimit qytetarët u ndalën tek busti i Atë Gjergj Fishtës.