AKTUALITET, 9 Nëntor 2023, 15:28

Kopshtet, nisin kontrollet/ Task forcë ndërinstitucionale, verifikohen licencat dhe kushtet

Kopshtet, nisin kontrollet/ Task forcë ndërinstitucionale, verifikohen

Kopshtet private do të kalojnë në sitë. Një task-forcë ndërinstitucionale ka nisur kontrollet në të gjithë vendin. Ministria e Arsimit njeh 219 kopshte private. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Tiranë,  Durrës,  Fier dhe Shkodër.  Por në vend po funksionojnë  si të tilla  dhe biznese  të palicensuara për institucionet  të arsimit parauniversitar siç ndodhi me  kopshtin në kryeqytet ku pak ditë më parë një edukatore I theu këmbën një  tre-vjeçareje. Verifikimi I tyre  është  hapi i parë  i këtyre grupeve të punës.

Kushtet që një kopsht duhet të plotësojë e që do të jenë objekt kontrolli i task forcës  nisin që nga hapësira  në dispozicion  e deri tek  kualifikimi apo  vlerësimi psiko-social i edukatorëve

Nëse një kopsht  nuk plotëson kushtet ndaj tij do të merren masa që  nisin nga paralajmërimi, vijojnë me gjobë e shkojnë deri në mbyllje të tij.