TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Progres raporti i Komisionit Europian ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria në drejtim të integrimit. Zv/kryeministrja Belinda Balluku së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca prezantuan raportin progresin e bërë për Shqipërinë.
Ambasadori Soreca theksoi se Bashkimi Europian parashikon një mbështetje prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin. Zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se progress raporti i fundit është një ndër më pozitivët dhe kjo si pasojë e reformave të ndërmara. Ndërsa bëri me dije se në kuadër fondeve IPA Shqipëria do të përfitojë nga BE 250 milionë euro.
“Marrëveshja ka kaluar në qeveri të gjithë procesin dhe do të shkojë në parlament për t’u ratifikuar. Askush nuk duhet të shqetësohet, as për kornizën juridike të saj. Përcakton në mënyrë të duhur të drejtën e palëve. E konsiderojmë Shqipërinë një shtet europian, e kuptojmë shumë mirë problematikën që ka sot shteti fqinj. Jemi solidar. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë që për arsye të luftës me qeverinë merren me ngjyrën e emigrantëve. Jemi popull që kemi vuajtur në kurriz paragjykimet. Është një rrugë e gjatë, do shkojë në parlament, do e dëgjoni në komisione”, - tha Balluku.
“Më lejoni të vlerësojë që Komisioni Europian është informuar, por jo konsultuar për memorandumin e vërtetimit. Për këtë arsye ne kemi marrë tekstin vetëm dy ditë më parë dhe për këtë arsye konsultimet për këtë tekst janë në vijim e sipër. Ne e kuptojmë që ky tekst është vetëm një hap i parë dhe do të duhet të përkthehet në ligj nga të dyja palët dhe këtu ne do të bëjmë dhe vlerësimin tonë. Ka detaje që duhen verifikuar në ligj.
Për momentin do të ishte e parakohshme që të japim vlerësime për dokumentin se ato kanë vlerë më shumë politike dhe jo domosdoshmërisht ligjore. Në çdo rast, BE dhe shtetet anëtare mund të bashkëpunojnë se çështjet e menaxhimit të emigracionit me vendet e tjera, duke respektuar gjithmonë zbatimin e legjislacionit BE dhe konventave” , -tha Soreca.