TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hakerat iranianë kanë publikuar ditën e sotme të dhëna të tjera konfidenciale të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për një listë me persona që janë dyshuar apo verifikuar nga policia.
Mes mijërave fotove dhe dokumenteve me të dhëna gjendet edhe emri dhe fotoja e këngëtarit të njohur të muzikës popullore Spartak Xhaferraj, si edhe të dhënat e tij, si datëlindja, vendi i lindjes, atësia dhe gjendja civile.
Siç duket edhe ne foton e mësipërme, uniformat blu kanë një foto të vjetër të këngëtarit Spartak Xhaferraj, i cili më së shumti është bërë i njohur për këngën e titulluar "Qejf o qejf i qerrata".
Nuk dihen ende arsyet pse figuron emri i këngëtarit Spartak Xhaferraj në të dhënat e publikuara nga hakerat.