TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak me vete një 41-vjeçar që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Procedohen penalisht tre shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi, teksa janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën “Jordan Misja”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Escaper”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– P. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, B. H., 51 vjeç dhe L. M., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. S., shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi P. S. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Shtetasit B. D., B. H. dhe L. M. kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar në Polici”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.