TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat para Kuvendit, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, si përgjigje ndaj përpjekjes së Presidentit serb për çregjistrimin artificial që sipas tij po u bën shqiptarëve.
“Një thirrje vëllazërore për të gjithë shqiptarë e Luginës së Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës, dhe të gjithë shqiptarëve në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që po bën kjo republikë, një regjistrim problematik dhe ka bërë gjithçka Vuçiç me politikat që ka ndjekur të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjeçare në Luginën e Preshevës.
Format e përdorura nga serbo-madhi Vuçiç për të çregjistruar banorët e këtyre komunave nga trojet e tyre shekullore janë unikë në botë. Njëra prej të cilave, mjafton që portieri të trokasë në derë dhe të mos e hapë kush, ajo familje çregjistrohej. Edhe dhjetëra forma të tjera.
Kjo idiosinkrasi që ultranacionalistët serbë dëshmojnë ndaj shqiptarëve, ky racizëm primitiv duhet të marrë vetëm një përgjigje; regjistrimin masiv të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Serbi apo në Europë e SHBA, pranë vatrave të tyre familjare si banorë të fshatrave të Luginës së Preshevës. Aty ata kanë qenë në shekuj dhe aty do të jenë, duke rezistuar natyrisht programeve të egra shpopulluese të serbomadhisë. Edhe njëherë thirrja ime është të regjistrohet çdo shqiptar, me origjinë, ose i lindur në komunat e Luginës së Preshevës, kudo që ndodhen”, tha ai.