TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy shtetas për pengmarrjen e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë dy dite me parë.
Sipas News24, një prej personave të shpallur në kërkim është shtetasi Agron Bejdolli, i cili kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahon alias Pëllumb Muharremit i njohur si “Rrumi”. Ai drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës se Arjan Ndoj.
Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, vellezerit Gentian dhe Indrit Beqiraj duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.
Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin Indrit Beqiraj të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.
Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit Indrit Beqiraj është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.