TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtetas nga Gambia u sulmua dhe u godit me thikë nga tre shqiptarë, të cilët u arrestuan nga karabinierët e kompanisë Battipaglia për tentativë vrasje.
Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës bregdetare në Pontecagnano, në Itali.
Siç raporton gazeta “Il Mattino”, episodi ka ndodhur dje në via Mar Ionio. Gambiani u transportua në spitalin “Ruggi” në Salerno ku ndodhet në spital në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.
Karabinierët i njoftoi një kalimtar i rastit, i cili ishte dhe dëshmitar i ngjarjes.
Falë deklarimit të bërë, ushtarakët kanë arritur të identifikojnë autorët dhe t’i arrestojnë. Po vijojnë hetimet për të kuptuar motivin, nuk përjashtohet që të jetë një larje hesapesh mes të huajve të lidhur me trafikun e drogës.