AKTUALITET, 3 Tetor 2022, 18:43

Emrat e ministrave/ Rama mohon sulmin kibernetik në sistemin "MEMEX": Është listë e fotomontuar

Emrat e ministrave/ Rama mohon sulmin kibernetik në sistemin

Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme, në sallën e Kuvendit duke iu përgjigjur opozitës tha se asnjë e dhënë sensitive nuk është në dorë të hakerave.

Për sa i përket listës së publikuar sot nga hakerat, me emrat e dy ministrave, Niko Peleshi, Elisa Spirolali dhe ish-ministres Mimi Kodheli, Rama tha se është e fotomontuar.

Shkak, sipas kryeministrit, u bë shkalla e mbrojtjes dhe reagimi për të rikthyer sistemet e hakëruara.

Rama: Objektivi i sulmit që ka qenë i organizuar me 4 grupe ndër të cilat njëri prej tyre në 10 të parët e listës së grupeve të terrorit kibernetik, nuk e ka realizuar qëllimin për të fshirë të gjitha të dhënat tona. Sistemi është ringritur në një kohë shumë të shpejtë. Asgjë sensitive nuk është marrë dhe nuk ka asnjë lloj vlere në sensin e sensivitetit. Nuk kemi gjëra me sensivitet të veçantë në strukturën digjitale. Arsyeja tjetër që nuk e ka arritur qëllimin është se ne kemi një nivel të caktuar mbrojtje. Nuk ka haker që shkon në ujësjellësin e Durrësit për të bllokuar ujin që vjen në çezmën tuaj. Nuk janë ende infrastruktura të digjitalizuara deri në atë nivel.

Ne kemi një infrastrukturë kritike që është OST, OSHEE, KESH dhe aty sulmi nuk ka pasur sukses se mbrojtja është ngritur prej kohësh. Mos bëhemi qesharakë që për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu. Sulmet kibernetike janë e përditshme. Ne jemi marrë vazhdimisht dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Ky ishte i një niveli të lartë por nuk e arriti qëllimin. Ju mbase do donit të na kishte gjetur të papërgatitur por nuk na ka gjetur. Kështu që mos u kuturisni në konkluzione qesharake dhe po ju them prapë që ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin.

Del një listë sot që s’flet për hakërime po flet se çfarë terreni gjen në terrenet tona, një grup dashakeqësh nga veni ku përzihen kriminelë, gazetarë fut në vorbull që fillon e hedh dyshime e hipoteza. Nuk ka më pjellorë, sesa kanalet e portalet dhe ju! Falë këtij tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo haker, se ngriheni direkt në këmbë duke bërë fotomontazhe. Ato që kanë bërë nuk janë imazhe nga ministria e mbrojtjes. Është e pavërtetë nga fillimi deri në fund.