TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për përgatitjen e opozitës për zgjedhjet lokale. Jashtë Kuvendit, Berisha deklaroi në një prononcim për mediat se kandidatët e opozitës zgjidhen nga qytetarët dhe jo nga krimi e droga.
Duke komentuar konfirmimin e Erion Veliajt si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Berisha deklaroi se ndaj kryeministrit Edi Rama kanë nisur dy hetime ndërkombëtare. Ai e konsideroi këtë si një presion nga ana e kryebashkiakut Veliaj.
“A mund t’ju pyes se kush e konfirmoi, Rama-Veliajn apo Veliaj-Ramën. Rama është në dy hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta. Di që në këtë mes, unë nuk besoj atë që thatë ju se Rama konfirmoi Veliajn. Veliaj, jo presion, por siç e shihni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi tek beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij, Ballukun e degdisi në Dibër, Veliajn. Rama e solli për Tiranën Ballukun. Nisi betejën me kullat. Veliaj tha vazhdo, por i tha se katet janë të tua. Ajo çka ndodhi në pamje të parë, Veliaj e ktheu në një betejë kundër Ramës. Balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës.
Opozita, nuk i emëron në mënyrën siç i emëron Edi Rama. Do t’i zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve përmes primareve. Shënuam një hap jashtëzakonisht përpara duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar kandidatin që duam. Sjellim një risi. Nuk na përcakton as droga e as krimi” – tha Berisha.