AKTUALITET, 13 Maj 2023, 13:04

Arrestimi i Belerit, gazetarët grekë raportojnë nga Gjykata e Vlorës

Arrestimi i Belerit, gazetarët grekë raportojnë nga Gjykata e

Arrestimi i kandidatit për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri ka marrë vëmdendjen dhe të autoriteteve greke. Sot Beleri është paraqitur pranë Gjykatës së Vlorës, për të marrë masën e sigurisë.

Por para Gjykatës së Vlorës kanë ardhur dhe gazetarë nga televizionet greke. Në foton e mësipërme shihen gazetarët e kanalit Alfa, të cilët po raportojnë drejtpërdrejtë. 

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës.

Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me tre persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij.

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse nuk ka prova.