TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Vendimi u mor nga Gjykata e Vlorës gjatë caktimit të masës së sigurisë.
Beleri u arrestua me dyshimin se ka blerë vota gjatë fushatës elektorale. Mësohet se doja do t'i kalojë SPAK-ut.
Avokati i tij, Romarjo Meminaj deklaroi një ditë më parë, se policia nuk është korrekte kur thotë “arrestim në flagrancë” pasi efektivët e kanë kapur Belerin, në një lokal ku po darkonte me miqtë dhe ka dalë jashtë për të biseduar me ta, gjë që sipas tij është normale në kohë fushate.
Arrestimi i Belerit tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ka rritur ndjeshëm tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Thuajse i gjithë shteti grek u aktivizua në mbrojtje të Belerit.
Kryeministri grek, Mistotakis deklaroi se do të ishte një skandal nëse Beleri është arrestuar pa prova.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryeministri Rama, i cili e ka sulmuar majft ashpër Belerin gjatë fushatës, por tha se arrestimi i tij duhet të jetë i mbështetur në prova dhe se drejtësia duhet të flasë.