AKTUALITET, 5 Gusht 2023, 14:22

Prishja e motit, boshatisen plazhet, kaos në trafikun e zonave bregdetare

Prishja e motit, boshatisen plazhet, kaos në trafikun e zonave bregdetare

Përkeqësimi i motit ka sjellë dallgëzim të lartë në bregdet duke bërë që të vështirësohen lundrimet e anijeve dhe trageteve.

Po ashtu plazhet kryesore të vendit janë boshatisur nga turistët si dhe disa qytetet rrezikohen nga përmbytja.

Në Shëngjin fluksi i lartë i automjeteve krijoi trafik të rënduar për shkak të turistëve që po largoheshin nga moti i keq.

Në Derëzezë të Fierit, pushuesit boshatisën plazhin duke pushimet e tyre këtë fundjavë. E gjithë zona bregdetare është e zbrazur ndërsa reshjet e shiut kanë trazuar dhe detin, duke e bërë të pamundur lundrimin në këtë zonë.

Në Vlorë reshjet e rëna me intensitet sollën probleme në disa rrugë të qytetit, në lagjen 1 Maj, 24 Maj si dhe në disa pika problematike në zonën e Skelës. Edhe pse mungojnë njerëzit në plazhe numri i lartë i automjeteve që kanë hyrë ka sjellë trafik të rënduar këtë fundjavë dhe në qytetin e Vlorës.

Moti i paqëndrueshëm pritet ta shoqërojë vendin tonë gjatë gjithë kësaj fundjave.