Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas protestës qytetare, për të kërkuar dorëheqjen e ministrave të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro, pas vrasjes së 7-vjeçares në bregdetin e Himarës nga Komisari i Policisë, Arjan Tase.
Meta shkruan në Facebook, se protesta e sotme ishte frymëzuese.
‘Dëgjoni zërin e popullit të lirë!
Frymëzuese protesta e sotme qytetare e shoqërisë civile.
Ky vërshim që sapo ka nisur do të kthehet në një ortek dhe do të ketë vetëm një fund:
Triumfin e Sovranit mbi hajdutokracinë!’, shkruan kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.