AKTUALITET, 4 Gusht 2022, 19:52

Berisha i bashkohet protestës përpara Ministrisë së Brendshme

Berisha i bashkohet protestës përpara Ministrisë së

Pas një momenti tensionues përpara Ministrisë së Brendshme ku po zhvillohet protesta për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, qytetarët janë zhvendosur në hapësirën përpara institucionit.

Krahas qytetarëve dhe aktivistëve, protestës i është bashkuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai është i shoqëruar nga deputetët demokratë, Albana Vokshi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi dhe Luan Baçi.

“Janë ata të cilë sa herë bien ngushtë kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika do të jetë në qendër të problemit”, tha Berisha.

Më herët, edhe Partia e Lirisë njoftoi se Ilir Meta do të jetë i pranishëm, por deri më tani nuk ka ardhur.