TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tiranë- Protestuesit kanë marshuar drejt Presidencës, për të protestuar për faktin që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk ka reaguar për ngjarjen e rëndë të Himarës, ku oficeri i policisë, Arjan Tase masakroi me skaf 7 vjeçaren, Jonada Avdia në breg të detit.
Protestuesit e kanë quajtur Begajn "një President kukull" dhe "President i turpit", për shkak të heshtjes së tij.
Presidenti i ri nuk ka reaguar për ngjarjen e rëndë, duke shkaktuar habi dhe revoltë tek qytetarët, se si kreu i shtetit është kthyer në "memec" që në ditët e para të detyrës.
Pasditen e sotme qytetarët kanë protestuar përpara Ministrisë së Brendshme, duke u spostuar drejt Kryeministrisë dhe më pas Presidencës.
Ata kërkojnë dorëheqjen e Çuçit dhe Kumbaros, duke i bërë përgjegjës për ngjarjen e rëndë.