TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, iu bashkua këtë të enjte protestës qytetare në ambientet përballë Ministrisë së Brendshme në lidhje me vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia.
Në fjalën e tij për media, Meta u shpreh se vrasja e Jonadës nga komisari i policisë Arjan Tase, teksa po lahej në breg të detit është një rast i përsëritur.
Ai solli në vëmendje rastin e Klodian Rashës dhe tentativën e Policisë së Shtetit për të manipuluar ngjarjen.
Meta theksoi se nuk kemi shtet por një bandë kriminale, por shtoi se për fat të mirë populli ka vendosur të ngrihet.
“Kjo është ngjarje e përsëritur. Mjafton rasti i të riut Klodian Rasha, se si mund të vritet një djalë 25-vjeçar se doli të blej cigare.
Mjafton të shohim si u manipulua ngjarja nga shteti për të paraqitur djalin si vrasës. Duhet të bëhet një hetim i plotë për ngjarjen, për të kuptuar që nuk kemi të bëjmë me shtet por me një bandë kriminale.
Për fat të mirë kemi një popull që ka vendosur të zgjohet të ngrihet dhe të tregojë fuqinë e tij”, tha Meta.