AKTUALITET, 4 Gusht 2022, 21:09

Protesta tjetër të hënën/ Protestuesit "ultimatum" 72-orësh Edi Ramës për të shkarkuar ministrat

Protesta tjetër të hënën/ Protestuesit "ultimatum"

Protestuesit që u mblodhën mbrëmjen e sotme duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro, i kanë dhënë "ultimatum" Edi Ramës.

Duke folur në mbyllje të protestës, avokati Altin Goxhaj ka bërë të ditur se, qytetarët i kanë lënë Edi Ramës 72 orë kohë për të shkarkuar dy ministrat nga detyra, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiaj në bregdetin e Himarës.

Ata kanë lajmëruar që nëse nuk do të ketë reflektim, të hënën datë 8 gusht në orën 19:00 do të protestohet sërish.