TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta e qytetarëve është zhvendosur tek kryeministria, pas tubimit tek ministria e Brendshme.
E veçanta e këtij tubimi, ishte prania e dhjetëra fëmijëve, të cilët kanë bërë homazhe për 7-vjeçaren e vrarë në bregun e detit në Potam, Himarë, nga Komisari i Policisë së Elbasanit.
Ata kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë, ndërsa fëmijët me pankarta në duar kanë kërkuar drejtësi për bashkëmoshataren e tyre.
Qytetarët kanë vendosur të ndriçojnë bulevardin me telefonat e tyre.





