TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoqëria civile dhe qytetarët që janë mbledhur para ministrisë së Brendshme për të protestuar për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit po zhvendosen drejt Kryeministrisë.
“Këtu njerëzit po ikin çdo ditë se nuk ka siguri. Duhen shkarkuar të gjithë. Si mund të jepet 5 vjet burg për atë rrugaç, duhet burg përjetë”-tha një nga protestuesit.
Kujtojmë se ngjarja në plazhin e Himarës ka tronditur mbarë vendin, ku një drejtues policie përplasi për vdekje në breg të detit vogëlushen 7-vjeçare. Kërkesa kryesore e protestuesve sot është të shkarkohen nga detyra ministri i Brendshëm dhe ministrja e Turizmit, si dhe autori të marrë dënimin maksimal.